SHBA vlerëson vëzhguesit vendorë

24/05/2011 12:00

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Ambasada
Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e internetit, një njoftim ku
vlerëson rolin e vëzhguesve vendorë, të cilët kanë publikuar disa
raporte, më i fundit mbushur me kritika për rolin e KQZ-së, dhe
protagonizmin e Arben Ristanit.

Ambasada Amerikane pershendet punen e vezhguesve te koalicionit vendor te cilet kane luajtur nje rol te vlefshem ne sherbim te interesave te shtetasve shqiptare, me punen e tyre te nisur qe ne 8 Prill.

Ne njoftim Ambasada Amerikane thekson se pavarisht se koalicionit kjo ambasade i ka vene ne dispozicion nje fond prej 150,000 USD, nuk ka nderhyre ne perfundimet e raporteve te publikuara nga koalicioni.

Por, permbajtja e te tilla raporteve eshte pergjegjesi teresisht e vezhguesve vendore. Duke cituar nje pjese te raportit Ambasada Amerikane ne njoftim citon shqetesimet e vezhguesve vendor qe kishin te benin me vonesat ne nxjerrjen e rezultatit per Tiranen, aktivitetit ilegal te ndermarre nga KQZ, situaten e tensionuar jashte ambienteve te ketij komisioni nga protestat e organizuara te opozites, duke vene ne pikepyetje standartet e procesit, perfshi sistemin zgjedhor sic cilesohen keto zhvillime ne raport.

Ambasada amerikane fton lexuesit e faqes se saj ne internet ta lexojne raportin online ne adresen e vezhguesve vendore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA