Rama: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë më me forcë

24/05/2011 13:50

Kryetari socialist, Edi Rama kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, që të
ndërhyjë më me forcë për të shpëtuar procesin që rrezikon ardhmërinë e
Shqipërisë, si dhe paralajmëroi rezistencë qytetare, në rast se nuk
njihet e drejta e opozitës.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama theksoi se opozita shqiptare nuk tërhiqet dhe as nuk ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë, duke shtuar, se kontestimi do të përshkallëzohet në rast se e drejta nuk do të vihet në vend.

“Do te konsumojme cdo mjet ligjor e demokratik, ne betejen me pushtetin e vjedhur. Nëse drejtësia nuk është drejtësi, populli do të dijë ta verë të drejtën në vend. Të gjithë e kanë kuptuar cfarë ka ndodhur dhe do të dalin më herët në reagim, në rast se drejtësia nuk vihet në vend dhe në rast se padrejtësia kthehet në një sistem të bazuar në asgjësimin e zgjedhjeve”, tha Rama.

Kryesocialisti theksoi, se anulimi i vizitës së Barrosos në Tiranë e prononcimet e diplomatëve, janë sinjale aspak ogurmira për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, në kushtet, kur kryeministri dhe pushteti i tij i vjedhur kërkon të imponojë përmes vjedhjes, një regjim që nuk përputhet me standartet demokratike.

Rama theksoi se opozita nuk e njeh rezultatin e shpallur prej “Komisionit Qendror te Vjedhjeve” dhe se pret qe Kolegji Zgjedhor, të japë vendimin e drejtë për fitoren në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA