Partia Socialiste nuk njeh rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve në garën për kryeqytetin, përsa kohë, sic tha kreu Edi Rama,
ai është vjedhur në sytë e të gjithë shqiptarëve në mënyren më të
shëmtuar të mundshme. (UPDATE)
Sipas liderit te opozites ajo qe ka ndodhur eshte nje kanibalizem ligjor dhe aritmetik.
“Votat e futura enkas për të ndryshuar rezultatin nuk përputhen me tabelat e zgjedhësve dhe të votave për frymë zgjedhësish. Pra Saliu ka bërë gabim cdo llogari në përpjekjen e dëshpëruar për të grabitur fitoren tonë më 8 maj në Tiranë”, tha Rama.
Sipas Edi Rames, opozita nuk do te terhiqet kurresesi ne ate qe e quajti beteje ligjore dhe demokratike.
“Nuk ka asnjë gjasë asnë mundësi që opozita jo të tërhiqet, por të ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë”, tha Rama.
Lideri i opozites tha se Berisha po ben nje presion policor mbi Kolegjin Zgjedhor, gjykatesit e te cilit sipas tij, po mbahen te rrethuar nga forca te shumta te rendit, jo pa qellim.
“Po nga kush i mbron Saliu gjykatësit? Nga opozita? Opozita nuk ka konflikt dhe as llogari të hapura me gjykatësit, por vetëm me Saliun dhe pushtetin e vjedhur, që synon përmes vjedhjes së mandatit tonë në Tiranë të asgjësojë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet dhe të godasë opozitën, duke shpresuar të dekurajojë opozitarizmin. Rasti është kaq flagrant, sa unë e shoh të vështirë që gjyqtarë me integriteti minimal profesional të mund t’i hanë popullit opozitar një hak të pashlyeshëm”, tha Rama.
Ne rast se Kolegji nuk do t’i jape shqiptarëve voten e tyre, sic tha zoti Rama, atehere mbetet vetem nje zgjidhje.
“Atë që ky popull nuk e gëlltiti në kohën e Saliut të Parë, te mund ta gëlltisë në kohën e Saliut të Dytë”, tha Rama.
Top Channel