Përmet, mbytet turistja çeke

24/05/2011 23:05

Një turiste çeke humbi jetën sot në kanionin e lumit Vjosë, ndërsa po voziste me një varkë në rrjedhën e këtij lumi.   

Policia njoftoi se në vendin fushat e fshatit Kuqar në lumin Vjosë ka gjetur vdekjen shtetasja çeke,. Mikaela Jonakova, 34 vjec.

Ajo ishte pjesë e një grupi turistësh sportivë ceke prej 8 personash, 5 meshkuj dhe 3 femra, të cilët kishin mbërritur në Përmet ditën e martë për t’u marrë me vozitje me varka.

Rreth orës 12 të ditës së sotme 5 prej tyre janë nisur nga fshati Petran me 3 varka në drejtim të Këlcyrës. Varka në të cilën gjendej Mikaela dhe një tjetër turist është përplasur nga një dallgë tek një shkëmb dhe më pas është përmbysur.

Rrjedha e lumit e ka futur trupin e vajzës në një guvë. Pas dhjetë minutash turistët kanë mundur ta nxjerrin vetë trupin e pajetë të vajzës.

Policia po kryen veprimet hetimore ndërsa bëhet e ditur se pjesa tjetër e turistëve është në gjendje të mirë dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA