Gjashte ditë pasi Partia Socialiste kallëzoi penalisht në Prokurorinë e
Tiranës kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe anëtarët
Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj,Prokuroria e Tiranës cel
hetimet per procedure.
Ceshtja e hetimeve mesohet zyrtarisht se i ka rene zevendes prokurorit Genci Qano. Por burimet e prokurorise thane se organi i akuzes nuk mund te kontrolloje apo te hetoje aktualisht mbi veprimet e KQZ-se, pasi kete tager e ka vetem Kolegji Zgjedhor i atashuar prane Gjykates se Apelit, Tirane.
Kreu i KQZ-së se bashku me tre anetaret e tjere jane kallzuar per ndjekje penale nga PS per kryerjen e veprave penale te shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumentave, si dhe rezultateve te zgjedhjeve te parashikuara nga kodi penbal ne nenet 248 , 326 dhe 25.
Ne kete padi te depozituar nga sekretari i Ceshtjeve Ligjore ne PS zoti Fatmir Xhafa, prokurorise i kerkohet gjithashtu edhe ekspertim toksikologjik dhe vleresim te gjendjes psikike per kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani sipas neneve 179 dhe 182.
Top Channel