Keshilli i Ministrave te Jashtem nuk miratoi marrëveshjen kuader
BE-Shqiperi per pjesemarrjen ne operacionet e menaxhimit te krizave.
Burime diplomatike nga ky takim rrefyen per Top Channel se “ne kete situate ku ndodhet Shqiperia, nuk u gjykua me vend pjesemarrja e saj per te zgjidhur kriza ne vende te treta”
Per te shpjeguar me ne detaje se cdo te thote ky anulim marreveshje gazetarja Arta Tozaj ne Bruksel bisedoi me zedhenesen e shefes se Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian, Catherine Ashton.
Ne intervisten e saj zedhenesja Maja Kossiancic, deklaron se Brukseli po ndjek me vemendje zgjedhjet shqiptare dhe pret perfundim te shpejte.
TCH: Perse Keshilli hoqi dore nga marreveshja me Shqiperine?
Kossiancic: Marreveshja kuader e BE-se per pjesemarrjen e Shqiperise ne operacionet menaxhimit te krizave eshte pothuajse nje marreveshje gati per t’u firmosur, por Keshilli ndjeu se nuk ishte koha e duhur per ta firmosur kete marrveshje tani. Jam e sigurte se kjo marreveshje do te firmoset ne te ardhmen.Nuk pati diskutime deri tani mbi kete pike. Eshte pjese rutine e mbledhjeve te rregullta te Keshillit, ku Ministrat nuk diskutojne. Por, sic e dini pozicioni i BE-se mbi Shqiperine eshte shume i qarte. Ne duam te shohim finalizimin e shpejte te procesit zgjedhor ne Shqiperi, ne respekt te rregullave e procedurave te percaktuara, dhe u kerkojme udheheqesve politike qe te kapercejne situaten aktuale me qetesi dhe me pergjegjesi politike. Ne duam te shohim Shqiperine qe te tregoje pjekuri demokratike, e domosdoshme kjo per te ecur perpara ne perspektiven europiane.
TCH: A po e ndjek BE procesin e numerimit dhe deri tani a i kemi permbushur standartet e kerkuara ?
Kossiancic: BE eshte duke ndjekur te gjithe procesin zgjedhor pas dates 8 Maj, e madje edhe para kesaj date, ndoqi zhvillimet nga afer. Per kete ceshtje posacerisht, ne po marrim ne shqyrtim edhe rekomandimet e bera nga vezhguesit e ODIHR, dhe gjykojme se ka nje numer rekomandimesh aty qe Shqiperia duhet t’i permbushe ne menyre qe te mbaje zgjedhje plotesisht ne perputhje me standartet europiane e ato nderkombetare. Mendoj se kjo eshte ajo me te cilen Shqiperia duhet te merret ne te ardhmen.
TCH: Por a do e njohe BE rezultatin perfundimtar te KQZ- se?
Kossiancic: Ne besojme se KQZ nevojitet te perfundoje mandatin, sipas kushtetues e kuadrit ligjor vendas. Po e ndjekim kete proces, e sapo te perfundoje ai, do te mund te kete dhe ankesa, por sic e thashe ne duam te shohim nje perfundim te shpejte te procesit ne menyre qe te kemi rezultatet per gjithcka ne nivelin lokal. Mendoj se eshte e rendesishme per autoritetet ne Shqiperi qe te vijojne e te punojne ne fakt ne problemet e verteta.
Përgatiti: Arta Tozaj
Top Channel