Finalja, Barca që sonte në Londër

24/05/2011 14:10

Barcelona do të shpërngulet që mbrëmjen e sotme në Londër, ku të shtunën
do të takohet me Manchester United në finalen e Champions League.

Vendimi është marrë për të shmangur probleme eventuale në ditët e ardhshme për shkak të hirit vullkanik që ka coroditur trafikun ajror.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas në faqen e tij të internetit. Nisja për në Londër është parashikuar në orën 22, pas një stërvitjeje të fundit në tokë spanjolle.

Ditën e djeshme, duke folur për takimin e së shtunës, sulmuesi argjentinas Lionel Messi u shpreh se një finale e Champions nuk ka favoritë.

Ndërsa Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, u shpreh mëse i bindur në fitoren e ekipit të tij.

Top Channel