Diplomatët sërish në lëvizje

24/05/2011 18:55

Rezultati i djeshëm nga KQZ-së që shpall fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha, ka riaktivizuar edhe njëherë lëvizjet diplomatike të ambasadorëve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexandër Arvizu, së bashku me ambasadorët e vendeve europiane akredituar në Tiranë, kanë patur një drekë me kryeministrin Sali Berisha në vilën qeveritare me numër 30.

Mësohet se kjo ishte një drekë lamtumire me rastin e mbarimit të mandatit të ambasadorit bullgar në vendi tonë.

Pas mbarimit të drekës, ambasadori Alexandër Arvizu ka ngjitur shkallët e selisë të Partisë Socialiste për të disatën herë gjatë tre javëve të fundit, ku është takuar me liderin e opozitës Edi Rama.

Takimi ka zgjatur për 50 minuta. Duke lënë selinë rozë ambasadori Arvizu nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjeve të medias, duke deklaruar se nuk kishte kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA