Butler: Standardet e zgjedhjeve, kusht për integrimin
24/05/2011 13:10
Zëdhënësja e Komisionerit të BE-së, Natasha Butler deklaroi se procesi
elektoral në Shqipëri nuk ka përfunduar ende dhe se Kolegji Zgjedhor që
do të shqyrtojë ankimimet duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.
Butler u shpreh se procesi i ankimimit duhet të zhvillohet në mënyrë të drejte dhe transparente dhe Kolegji Zgjedhor të funksionojë në kuadrin ligjor të Shqipërisë.
“Standardet e zgjedhjeve, kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Butler.
Top Channel