Përfundimi punimeve për ndërtimin e urës së re mbi lumin Buna ka
rikthyer vëmendjen e kryeministrit Berisha të investimet në
infrastrukturë.
Berisha ishte ne Shkoder dhe perfundimin e ures se re e ka shoqeruar me mbjelljen e nje peme ulliri prane saj. Me kete rast, kryeministri uroi edhe kryebashkiakun Lorenc Luka per rikonfirmimin e tij ne zgjedhjet e 8 majit.
Ura e re nje investim prej 7 milione euro eshte ndertuar per t’i dhene mundesi lumit Buna te jete i lundrueshem dhe ne te levizin edhe anijet. Nje sistem i mekanizuar e hap dhe mbyll ate. Kryeministri, i shoqeruar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, drejtuesit lokale ne Shkoder dhe te bashkise se Ulqinit, ne Malin e Zi si dhe simpatizante te Partise Demokratike inauguroi uren e re. Kryeministri deklaroi se kjo ure do dyfishoje levizjen dhe do rise edhe turizmin. Me pas kryeministri ju rikthye premtimeve per ndertime ne infrastrukture.
“Vota e 8 majit do te shnderrohet per mbare shqiptaret ne nje zhvillim te pandalshem per 18 muaj perfundon rruga Tirane Elbasan. Do filloje ndertimi i rruges me kater korsi Shkoder-Lezhe, do nis puna per tunelin e rruges se Arberit dhe do perfundoje boshti i jugut”, u shpreh Berisha.
Kryeministri e mbylli fjalimin e tij pothuajse elektoral me fjalet se pas 4 vitesh Shqiperia do kete nje rrjet rrugor nga me te miret dhe se mbeshtetja qe dha populli me 8 maj do te shnderrohet ne qindra e mijera projeke, kopshte, cerdhe, spitale, ujsjellesa dhe rruge per mbare shqiptaret.
Top Channel