Milan, Galliani: Gattuso nuk largohet

23/05/2011 15:20

Me mbylljen ditën e djeshme të kampionatit të Serisë A, Milani fillon të mendojë për merkaton, veçanërisht për lojtarët që mund të largohen.

Gennaro Gattuso është një nga futbollistët që ka një ofertë të majme mbi tavolinë nga rusët e Anzhit, por Adriano Galliani frenon.

“Gattuso ka një kontratë me Milanin dhe nuk ka kërkuar të largohet”, shprehet administratori i deleguar i ekipit kuqezi.

E njëjta gjë edhe për Seedorf: “Unë dhe Berlusconi duam që Seedorf të qëndrojë me ne. Duket se gjithçka do të sqarohet në orët në vazhdim.”

Top Channel