Dëmtohet Pato, humbet Kupën e Amerikës

23/05/2011 10:50

Pato nuk do të luajë në Kupën e Amerikës. Dëmtimi i pësuar gjatë pjesës
së dytë të Udinese-Milan është më i rëndë se parashikimi për
brazilianin: ndrydhje në shpatullën e majtë.

“Pato duhet të ketë një tutor për një muaj. Megjithatë nuk duhet të operohet, nuk ka fraktura”, ka shpjeguar mjeku i klubit kuqezi.

Trajneri i kombëtares braziliane humbet kështu takimet me kombëtaren në evenimentin që do të luhet në Argjentinë.

“Nuk do ja dalë, është edhe faza e rehabilitimit. Sezoni i tij ka mbaruar”, thekson mjeku.

Top Channel