Ajax blen Theo Janssen

23/05/2011 21:25

Ajax ka njoftuar blerjen e Theo Janssen, mesfushorit hollandez që do të firmosë me klubin e Amsterdamit deri në vitin 2013.

Kampionët e rinj të Hollandës i kanë paguar 3.2 milionë euro klubit të Twente për transferimin e 29-vjeçarit.

“Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaja për Ajax. Jam shumë i lumtur që jam lojtar i këtij klubi legjendar”, është shprehur Janssen gjatë firmosjes së kontratës.

Top Channel