Rowan Atkinson: Mjaft më me Mr Bean

21/05/2011 15:45

“Për momentin nuk dua më të bëj as televizion dhe as kinema me Mr. Bean.
Është një personazh shumë fizik dhe i lodhshëm dhe mosha ecën. Për fat
të mirë në Angli, ndryshe nga jashtë vendit, jam i njohur edhe për
interpretime të tjera”.

Kështu shprehet Rowan Atkinson gjatë një interviste për revistën italiane “Gente”, ku theksoi se kërkon të braktisë personazhin e tij më të famshëm.

Së fundmi aktorin do të mund ta shikojmë në sallat e kinemasë me “Johnny English-Rilindja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA