F1, FIA ndalon pjesën e re të Ferrari-t
21/05/2011 13:20
Ferrari nuk do të mund ta përdorë pjesën e re të mbrapme të provuar dje në provat e lira për Cmimin e Madh të Spanjës.
Krahu fundor ka përfunduar në “lenten” e komisionerëve të FIA-s, të cilët e kanë vlerësuar atë si jo të rregullt.
Burime nga shtëpia e Maranello bëjnë të ditur se komisionerët nuk kanë pëlqyer përmasat e objektit, duke e vlerësuar atë si shumë të lartë.
Top Channel