Von Trier: Francezët, mizorë ndaj hebrenjve

20/05/2011 17:00

Deklaratat mbi nazizmin, simpatia që kishte për Hitlerin dhe shakatë e tij mbi Izraelin (është një problem për gjithë botën) kanë bërë që Lars Von Trier të shpallet person “non grata” nga organizatorët e Festivalit të Kanës.

“Si ndihem tani që jam person “non grata”? Ndihem shumë mirë dhe krenar. Kurrë më parë nuk kam qenë diçka si kjo në jetë. Kjo nuk do të thotë që nuk respektoj Festivalin e Kanës. Ky festival më ka bërë të njohur dhe kam shumë miq këtu, të cilët tani janë të zemëruar me mua”, u shpreh Von Trier në një intervistë për El Mundo.

“Pranoj që Holokausti ka qenë krimi më i madh që ka njohur njerëzimi, por unë u tregova shumë naiv kur mendova se deklaratat e mia nuk do kishin kaq bujë në një kohë kur bota ka shumë probleme më të rëndësishme. Thashë një budallallëk dhe i kërkoj falje të gjithë personave që janë lënduar ”, shtoi regjizori danez.

Në fund, Von Trier “thumboi” Francën, vendin ku organizohet Festivali i Kanës: “Gjithsesi, mendoj se në Francë kjo temë është shumë delikate sepse francezët janë treguar shumë mizorë me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA