Gotze ndiqet nga Barcelona

20/05/2011 16:10

Talenti më i ri i futbollit gjerman, Mario Gotze, po ndiqet nga Barcelona.

Sipas ‘Bild’, vëzhguesit e gjigandëve spanjollë kanë ndjekur në stadium 6 ndeshjet e fundit të Borussia Dortmund, ekipit ku militon mesfushori gjerman.

18-vjeçari ka debutuar sezonin e kaluar në Bundesligë ndërsa këtë vit ka ardhur shpërthimi i tij duke luajtur 41 ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë. Bilanci i këtij sezoni është 8 gola të shënuar dhe 16 pasime për gol.

Gjithashtu Mario Gotze ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë.

Top Channel