Messi: Manchester është në nivelin e Barçës

19/05/2011 19:50

Leo Messi, sulmuesi i Barcelonës, është shprehur se finalja e Ligës së Kampioneve në Wembley është ndeshja më e mirë që ofron futbolli europian sot për sot.

“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Manchester United është i vetmi ekip që arrin nivelin e Barcelonës. Nuk mendoj se do të mundohen të shkatërrojnë lojën tonë siç bëri Real Madrid në gjysmëfinale. Manchester luan futbollin e tij dhe për këtë arsye do të jetë një ndeshje e bukur për tu parë”, theksoi Messi për një gazetë zvicerane.

Finalja që do të luhet në Londër do të jetë e veçantë për sulmuesin argjentinas për faktin se nuk ka shënuar kurrë gol në një stadium anglez.

“Nuk e dija që nuk kisha shënuar ndonjëherë në Angli. Nuk është një mallkim, thjesht rastësi. Do të mundohem të shënoj, por më shumë dua që Barcelona të fitojë”, shtoi Messi.

Top Channel