F1, Schumacher: Nuk pendohem për rikthimin

19/05/2011 18:00

Michael Schumacher thekson se nuk është penduar për rikthimin e tij në botën e Formulës 1 pas rezultateve aspak të kënaqshme që ka arritur me skuderinë Mercedes GP.

“Kurrë nuk pendohem që iu riktheva garave. Ndjej ende pasion për Formulën 1 dhe unë momentet e vështira i kthej në stimuj”, u shpreh shtatë herë kampioni i botës në një intervistë për El Pais.

“Objektivi im vazhdon të jetë titulli kampion. Edhe pse 42 vjeç besoj se jam në nivelin e Vettel, Hamilton apo Alonso. Mundet që vitet të më kenë hequr disa cilësi, por mundet gjithashtu që këto cilësi t’i plotësoj me eksperiencën time. Është e vështirë të matet me saktësi kjo gjë”, shtoi piloi gjerman.

Michael Schumacher ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Mercedes GP.

Top Channel