Clooney gati për të lënë Canalis

19/05/2011 13:20

Po shkon drejt fundit lidhja mes George Clooney dhe Elisabetta Canalis.
Sipas dëshmive të mbledhura nga “E! Online”, aktori po mendon seriozisht
të lërë bukuroshen italiane.

Janë pikërisht miqtë e George që deklarojnë se aktori “është mërzituar nga lidhja dhe kërkon të kthejë faqe”. Megjithatë, sipas tyre, ai “nuk di ende se si ta bëjë këtë”.

Clooney është i lodhur nga sjelljet e Canalis, e përshkruar gjithnje si “nervoze dhe pak e sigurtë në vetvete”.

“Elisabetta duket shumë nervoze dhe e pasigurtë kur gjendet me miqtë edhe pse nuk ka arsye që të jetë e pasigurtë. Të gjithë miqtë e George janë burra të moshës së mesme dhe të kënaqur me martesën e tyre”, theksoi një burim që mbetet anonim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA