Brad Pitt: Më pëlqen rrëmuja

19/05/2011 17:15

Brad Pitt ka folur mbi jetën e tij familjare të pazakontë me Angelina Jolie.

Cifti i famshëm i aktorëve janë prindër të 6 fëmijëve, nga të cilët 3 janë fëmijët e tyre biologjikë dhe 3 janë të adoptuar.

“E di që duket e çuditshme për njerëzit një familje kaq e madhe. Kur isha i vogël kisha një shok që kishte shumë motra e vëllezër dhe më pëlqente rrëmuja që bëhej në shtëpinë e tij në mëngjes dhe më pëlqente kur shikoja mamanë e tij që përgatiste ushqim për të gjithë”, u shpreh Pitt.

“Që atëherë vendosa që nëse do të formoja një familje timen, ajo do të ishte e madhe”, shtoi aktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA