Durrës, vritet 40 vjecari

18/05/2011 22:15

Vritet nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas 40 vjecar në fshatin Goxhas të rrethit të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe viktima është identifikuar si Odise Pana. Pana mbeti i plagosur rëndë dhe u shoqërua për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku megjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia dyshon se vrasja ka qenë aksidentale dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes ka shoqëruar në komisariat 10 persona.

Top Channel