Mel C: Nuk dua të martohem

17/05/2011 16:50

Mel C, ish-pjesëtarja e grupit Spice Girls, është shprehur se nuk ka ndërmend të martohet me babain e vajzës së saj 2-vjeçare, me të cilin ka 9 vjet e lidhur.

Këngëtarja ka frikë se nëse hedh këtë hap të rëndësishëm në jetë, marrëdhënia e saj me partnerin nuk do të jetë më si më parë.

“Kur lindi vajza u gëzuam shumë dhe u bëmë më të fortë, por martesa nuk hyn në planet tona. Jemi mirë kështu”, thekson Mel C.

Gjithsesi, vajza më sportive e grupit Spice Girls nënvizoi se ka në plan për t’i dhënë motra ose vëllezër vajzës së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA