“Fatura” e rritjes ekonomike

17/05/2011 16:35

Dalja e Shqipërisë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta përvecse
një lajm i mirë shoqerohet me një faturë financiare, që lidhet me
borxhin e shtrenjtë.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të vitit 2006, borxhi i jashtëm i Shqipërisë ishte rreth 1.1 miliardë euro. Më shumë se 81 për qind e tij përbehej nga kreditë koncensionale, me norma të ulëta dhe fikse interesi. Pesha e borxhit tregtar, me interesa të larta ishte vetëm 19 për qind. Por që nga ajo kohe protofoli i borxhit të jashtëm ka ndryshuar rrënjësisht. Sipas të dhënave, krahasuar me vitin 2006, borxhi i jashtëm është rritur me dy herë duke arritur në fund të vitit të kaluar në rreth 2.2 miliardë euro.

Pjesa dërrmuese e borxhit të ri që qeveria ka marrë nga jashtë, në tre vitet e fundit ka qenë në formën e kredive tregtare.  Interesat e tyre janë disa herë më të larta se sa kreditë që Shqipëria ka marrë ne 20 vite nga institucionet e zhvillimit si Banka Botërore, BERZH apo të tjera. Ndaj në fund të 2010 gati gjysma e borxhit të jashtëm të Shqipërisë ishte borxh tregtar.

Vetëm në dy vitet e fundit interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 2.5 herë nga 29 milionë dollarë në 2008-ën në 73 milionë në 2010. Sipas të dhënave të vetë qeverisë, këtë vit interesat e borxhit të jashtëm do rriten sërish duke arritur në 80 milionë dollarë.

Qindra milionë dollarë kredi të buta nga banka botërore, FMN dhe BERZH kanë ushqyer rritjen ekonomike dhe stabilizuar financat e drobitura të vendit në fillim të viteve 90, por edhe në 97-ën. Tashmë ky burim po shteron dhe nëse Shqipëria nuk do avancojë në rrugën e integrimit për të përfituar nga kreditë e zhvillimit të Bashkimit Europian, mundësia e vetme e financimit është borxhi tregtar, me interesa të larta si ai i eurobondit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA