Fëmijët duhet të lejohen të hanë pica duke parë televizor.

Këtë gjë thotë një ekspert britanik, i cili mendon se prindërit mundohen shumë për të rritur sa më mirë fëmijët e tyre.

Dr. Bryan Caplan mendon se leksionet e muzikës, orët e sportit dhe lojërat edukuese nuk bëjnë fare ndryshim kur fëmija rritet. Akademiku thekson se prindërit duhet ta marrin më shtruar dhe nuk duhet të kontrollojnë çdo aspekt të jetës së fëmijëve.

“Mos numëroni orët e qëndrimit të fëmijëve tuaj para TV. Mos i detyroni ata të bëjnë aktivitete që nuk i pëlqejnë. Pranoni që jeta e fëmijëve tuaj është e ndërtuar në bazë të gjeneve dhe zgjedhjeve të tyre dhe jo nga angazhimi juaj për t’i rritur ata sa më mirë”, thekson Caplan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA