Shqipëria miqësore me Argjentinën?

16/05/2011 23:15

Shqipëria mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me Argjentinën më 20 qershor në Buenos Ajres, pikërisht në Stadiumin e River Plate.

Duket si një ngjarje e madhe e një kërkesë e cuditshme për skuadrën tonë përfaqësuese megjithatë bisedimet kanë filluar dhe ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por ky është një plan i parashikuar edhe nga skuadra  argjentinase, për një lloj testi në prag të kupës së Amerikës Latine.

Një kërkesë për një tjetër miqësore ka mbërrritur pranë FSHF-së edhe nga Meksika, por data në të cilën ata kërkonin të zhvillonin këtë ndeshje përkonte me datën e ndeshjes sonë eliminatore të kampionatit europian, pikërisht data 8 qershor, ndërkohë që përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë për në Bosnje Hercegovinë për të zhvilluar ndeshjen më datë 7 qershor.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë