Prindërit e zinj lindin fëmijë të bardhë

16/05/2011 08:50

Një çift afrikan ka treguar ditën e djeshme për shokun që pësuan kur lindën djalin e tyre dhe panë që ishte… i bardhë.

Francis Tshibangu tha për mediat britanike: “Mendimi im i parë ishte: “A është ky djali im?”

“Isha krejtësisht i tronditur. Mjekët shikonin njëri-tjetrin dhe me siguri mendonin që ai nuk ishte fëmija im. Më pas pashë në sy gruan dhe e kuptova që ishte djali im. Gjithsesi, kur e pashë që ishte i bardhë u habita”, shtoi babai nga Kongo.

Mendohet se fëmija, tashmë 11-javësh, ka një mutacion gjenetik.

Francis dhe Arlette kanë edhe një djalë tjetër 2-vjeçar i cili ka trashëguar tiparet e prindërve të tij afrikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA