Ndërron jetë kampioni olimpik i maratonës

16/05/2011 11:05

Samuel Wanjiru, kampioni olimpik i maratonës, ka ndërruar jetë pasi ra nga ballkoni i shtëpisë së tij në Kenia ditën e djeshme.

Sipas burimeve policore, 24-vjeçari kenian ra nga ballkoni pas një debati të ashpër me bashkëshorten e tij. Policia po heton nëse Wanjiru ka vrarë veten apo bëhet fjalë për një aksident fatal.

Samuel Wanjiru është keniani i parë në histori që ka fituar medaljen e artë në maratonë në Lojërat Olimpike (Pekin 2008).

Top Channel