Milan, Hamsik dhurata për Allegrin

16/05/2011 12:30

Pas fitimit të titullit kampion, Milan po bëhet gati për merkaton e verës nëpërmjet së cilës kërkon të përforcojë skuadrën në kuadër të një paraqitjeje të suksesshme në Ligën e Kampioneve.

Emri i lakuar më shumë ditët e fundit është mesfushori i Napolit, Marek Hamsik. Por, për sllovakun duhen 30-35 milionë euro dhe buxheti i Milanit nuk mund ta përballojë këtë operacion. Kuqezinjtë shpresojnë tek vullneti i lojtarit për tu larguar nga Napoli.

Gjithashtu drejtuesit e Milanit po mendojnë për zëvendësuesin e mundshëm të Gattusos, brazilianin Sandro.

Mesfushori i Tottenham kushton rreth 15 milionë euro dhe nëse Gattuso pranon ofertën e majme ruse, me shumë mundësi transferimi i Sandros në Milano do të ishte 100% i sigurtë.

Top Channel