Kampioni i mustaqeve
16/05/2011 11:30
Elmar Weisser është shpallur kampion bote në kampionatin botëror të mustaqeve të zhvilluar në Trondheim, Norvegji.
47-vjeçari gjerman u rendit i pari mes 160 konkurrentëve për formën e veçantë të mustaqeve dhe mjekrës së tij. Weisser kishte bërë formën e një dreri me mjekrën e tij.
Është hera e tretë që gjermani shpallet kampion bote në këtë konkurs të çuditshëm. Më parë ka fituar në vitin 2005 dhe 2007.
“Kur nuk i jap forma mjekrës, ajo arrin deri në brez”, tha “kampioni” gjerman.
Top Channel