Cristiano Ronaldo, rekord historik

16/05/2011 09:25

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Real Madrid, ka arritur rekordin historik të Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra me 38 gola në kampionatin spanjoll.

Portugezi, me dopietën e tij të djeshme në ndeshjen e fituar nga Real Madrid ndaj Villarreal 1-3, ka barazuar numrin e golave të Telmo Zarra (sulmuesit të Athletic Bilbao) në sezonin 1950-1951 dhe atë të Hugo Sanchez (sulmuesit të Real Madrid) në sezonin 1989-1990.

“Ky është sezoni im më i mirë përsa i përket golave. Jam i kënaqur por jo edhe aq sepse doja të fitoja Ligën e Kampioneve dhe kampionatin me Realin”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që kam barazuar rekordin e dy futbollistëve të mëdhenj në historinë e futbollit”, përfundoi portugezi.

Top Channel