Seria A, Juventus “hic”, bie Samp

15/05/2011 18:05

Juventus rrezikon të bëjë historinë, por në anën e gabuar. Bardhezinjtë humbën në Tardini ndaj Parmës duke mbetur jashtë kupave të Europës, të paktën teorikisht.

Kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi i Serisë A, Juventus mundet 1-0 ndaj Parmës së pamotivuar që qendrimin në Serinë A e kishte siguruar 1 javë më parë. Goli i Giovinco në minutën e 64 të takimit vendosi gjithcka.

Zonja e Vjetër ndodhet në vendin e 7 në kuotën e 57 pikëve, 3 më pak se Roma që u mund gjithashtu nga Katania 2-1.

Nuk ka ndodhur që prej sezonit 1990-1991 (përjashto sezonin në Serinë B) që Juventus të mungonte në kupat e Europës, histori që me shumë gjasa do të ripërsëritet këtë sezon.

Për zonën “Champions”, Udineze fitoi në transfertë ndaj Kievos 2-0 duke u ngjitur me 65 pikë e duke i rimarrë vendin e katërt Lacios që ndodhet 63 pikë.

Ndërkohë, në fundin e tabelës është mbylluar gjithcka. Pas Barit e Breshias është Sampdoria skuadra tjetër që do t’i thotë lamtumirë, të paktën për një sezon, Serisë A.

Dorianët u mundën në fushën e tyre nga Palermo me rezultatin 1-2. Por rrëzimi në Serinë B është përcaktuar edhe falë fitores së Leces ndaj Barit me rezultatin 2-0. Puljezët mbeten në vendin e 17, por tashmë me 41 pikë, katër pikë larg zonës së ftohtë kur ka mbetur vetëm 1 takim.

Top Channel