Ideja e Mourinho: Shkëmbim Kaka’-Ibra

13/05/2011 16:20

Kaka’ për Ibrahimovic është propozimi i trajnerit të Real Madrid, Jose Mourinho.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, tekniku portugez i ka bërë këtë propozim presidentit të tij Florentino Perez për të përforcuar edhe më shumë ekipin madrilen në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Ibra do të ishte i lumtur sërish nën urdhrat e Mourinho dhe Milan do të ishte i kënaqur me rikthimin e Kaka’.

Problemi është se Perez nuk do që ta shesë me çmim të ulët kampionin brazilian pasi e ka blerë 65 milionë euro nga Milani para 2 sezonesh.

Mourinho ka filluar që tani punën për ndërtimin e Real Madridit që do tentojë sërish vitin tjetër të zbresë Barcelonën nga froni i kampionit të Spanjës. Nuri Sahin është transferuar tek ekipi merengues dhe tashmë kërkohet edhe Zlatan Ibrahimovic.

Top Channel