Cristiano Ronaldo “gabon adresë”

13/05/2011 13:30

Një aventurë jo shumë e këndshme ka ndodhur për Cristiano Ronaldo, në ndeshjen mes Real Madrid-Getafe.

Ylli portugez në tentativë për të organizuar një sulm, ka gjuajtur me forcë topin, i cili ka përfunduar në fytyrën e një tifozi.

Për pasojë, tifozit i është thyer hunda, por ai ka vijuar ta ndjekë ndeshjen, në përfundim të të cilës Ronaldo i ka kërkuar atij të falur dhe i ka dhuruar fanelën e tij.

Top Channel