Angli, shkarkohet Capello…

13/05/2011 12:00

Disa mesazhe të dërguar në Twitter nga persona “të mirëinformuar” dhe
shumë faqe interneti dhanë verdiktin e tyre: Fabio Capello shkarkohet
nga posti i trajnerit të Anglisë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, kur në rrjetin social kanë qarkulluar zëra për largimin e teknikut italian dhe për zëvendësimin e tij me trajnerin e Tottenham, Harry Redknapp.

Por thashethemi ka zgjatur vetëm pak orë, derisa ka ardhur përgënjeshtrimi nga Federata Angleze e Futbollit.

“Nuk është aspak e vërtetë. Fabio nuk ka ndërmend të largohet dhe ne nuk kemi ndërmend ta shkarkojmë”, thuhej në një komunikatë.

Top Channel