Times: Katari bleu kupën e botës

12/05/2011 12:10

Pas vendimit surprizë për zgjedhjen e Katarit si vendi organizues i kupës së botës në 2022-n, është një grush parash dhënë drejtuesve të FIFA-s.

Akuza është lëshuar nga Lord Triesman, ish president i komitetit promotor për kandidaturën e Anglisë 2018.

Sipas “Times”, drejtuesve britanikë iu bënë kërkesa për një shumë komplekse për tre milionë stërlinash.

Edhe tetorin e shkuar, “Sunday Times” kishte bërë publike të tjera dyshime.

Sipas publikimeve të fundit, gjashtë funksionarëve të FIFA-s i janë ofruar më shumë se 1 milion dollarë në këmbim të votës së tyre pro kandidaturës së Katarit.

Top Channel