Ronaldo i rikthehet futbollit

12/05/2011 15:20

Ronaldo do të rikthehet të luajë futboll.

Lajmin e konfirmon Andres Sanchez, presidenti i Corinthias, klubit brazilian të futbollit në të cilin luante Fenomeni para se të linte karrierën.

Sipas Sanchez, Ronaldo do të firmosë një kontratë deri në 31 dhjetor të vitit 2012 me klubin paulist.

Ndërkohë, sulmuesi ka filluar stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tij të lamtumirës me kombëtaren: Brazil-Rumani. Ndeshja do të zhvillohet në qershor të këtij viti.

Top Channel