Mediat: Neuer një hap larg Bajernit

12/05/2011 11:50

Drejtuesit e Bajernit të Mynihut dhe Schalke 04 janë afër marrëveshjes për transferimin e portierit Manuel Neuer në klubin bavarez.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Suddeutsche Zeitung”, sipas së cilës Bajerni ka rritur ofertën nga 14 në 18-20 milionë euro për të marrë portierin.

Sipas “Bild”, për Neuer, 25 vjeç, është gati një kontratë katër vjeçare që do i jepte një shumë prej 6 milionë eurosh në sezon, ndaj 2 milionë eurove që merr aktualisht.

Top Channel