M. City, megaofertë për Eto’o

12/05/2011 15:55

Kualifikimi i Manchester City për Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm ka bërë që gazetat angleze çdo ditë të kenë në faqe të parë një nga yjet e futbollit botëror që është në shënjestër të skuadrës angleze.

Sipas tyre, City ka gati një ofertë prej 45 milionë stërlinash (ose 52 milionë euro) për sulmuesin e Interit, Samuel Eto’o.

Gjithashtu, sheiku Mansour kërkon t’i bëjë një tjetër dhuratë trajnerit Roberto Mancini, mesfushorin e Barcelonës Xavi Hernandez.

Top Channel