Berlusconi: Dyert janë të hapura për Kaka’

12/05/2011 15:45

Pas Gallianit, edhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i hap dyert rikthimit në Milano të Kaka’, lojtarit të Real Madridit.

“Është një person i mrekullueshëm dhe do e presim me krahë hapur nëse so të vendosë të rikthehet”, është shprehur presidenti kuqezi.

Tashmë, i mbetet futbollistit brazilian të vendosë nëse do të transferohet tek Chelsea apo do të rikthehet tek Milan.

Berlusconi foli edhe për titullin e fituar nga skuadra e tij fundjavën e kaluar: “Merituam të fitonim kampionatin dhe jemi të lumtur sepse konfirmuam statusin e skuadrës me më shumë tituj në botë. Gjatë sezonit kemi kaluar shumë momente të vështira për shkak të dëmtimeve në repartin e sulmit, por në fund ia dolëm mbanë.”

Top Channel