Barcelona, Kampione e Spanjës

12/05/2011 02:50

Dy javë nga përfundimi i Primera Division, Barcelona shpallet për herë të tretë radhazi kampione e Spanjës.

Katalanasve u duhej vetëm një pikë këtë javë për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë dhe këtë pikë e kanë marrë në transfertë në Valencia përballë skuadrës së Levantes.

Ndeshja me Levanten përfundoi 1-1. Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 28 të takimit me anë të Seidu Keita. Vendasit barazuan në minutat e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona merr titullin e tretë radhazi kampion të Spanjës dhe të 21 në historinë e saj.

Top Channel