Zanetti: Më mungon një titull me kombëtaren

11/05/2011 12:50

Javier Zanetti, mbrojtësi argjentinas i Interit, i cili sot ndaj Romës do të luajë ndeshjen e tij zyrtare numër 1000 në karrierë si profesionist, u shpreh se i mungon një titull me kombëtaren e Argjentinës në palmaresin e tij.

“Më mungon një titull me kombëtaren. Dua që të paktën të fitoj Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Argjentinë këtë qershor”, theksoi në një intervistë për ‘L’Equipe’ Zanetti, i cili ka luajtur 139 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij.

37-vjeçari deklaroi se mendon të respektojë kontratën që ka me Interin deri në vitin 2013 dhe më pas do të vendosë për vazhdimin e karrierës.

“Do të qëndroj tek Inter deri në 2013. Nuk kam objektiv të luaj botërorin e vitit 2014 në Brazil. Objektivat e mi janë afatshkurtër”, tha Zanetti.

Top Channel