MotoGP, Rossi në Le Mans për të përmirësuar

11/05/2011 17:45

Fundjava e Çmimit të Madh të Francës afrohet dhe Valentino Rossi ndihet optimist.

“Duhet të përmirësojmë”, është shprehur ai, duke shtuar se “pista nuk është shumë teknike, por më pëlqen shumë. Ka shumë pjesë ku mund të rrisësh shpejtësinë dhe ka nevojë për një përshpejtim të mirë në dalje të kthesës”.

“Vijmë nga një seksion testesh që na kanë konfirmuar se kemi filluar të ecim në rrugën e duhur dhe për Le Mans shpresojmë të arrijmë të jemi të shpejtë”, shtoi Doktori.

Top Channel