Kupa e Italisë, Palermo në finale

11/05/2011 09:05

Palermo mund Milanin 2-1 dhe arrin finalen e Kupës së Italisë pasi ndeshja e parë në San Siro ka përfunduar 2-2.

Pjesa e parë e dominuar nga Milani që nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës për shkak të gabimeve të Robinho dhe Flamini para portës së mbrojtur nga Sirigu.

Në pjesën e dytë është Palermo që reagon dhe shënon me anë të Migliaccio (63’) dhe më pas me 11-metërsh dyfishon rezultatin Bovo (73’). Van Bommel, lojtari që pengoi Ilicic brenda zones, u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm në minutën e katërt shtesë shkurton diferencën Zlatan Ibrahimovic për kuqezinjtë.

Top Channel