F1, Alonso: Nuk duhet të kënaqemi

11/05/2011 19:20

“Më në fund u ngjitëm në podium. Por nuk mund të kënaqemi”. Fernando Alonso kthen faqe pas vendit të tretë të marrë të dielën në Çmimin e Madh të Turqisë.

Piloti spanjoll i Ferrarit përfundoi garën pas pilotëve të Red Bull, Sebastian Vettel e di Mark Webber.

Për herë të parë në Botërorin 2011, një pilot i kokëkuqes është ngjitur në podium.

“Më në fund ia dolëm, pasi na mungonte të mbaronim një garë mes tre të parëve prej kohësh, por mbi të gjitha ishte e rëndësishme të luftoje për pozicionet e kreut deri në fund”, është shprehur Alonso në faqen zyrtare të skuadrës.

Top Channel