Milan, zyrtarizohen Taiwo dhe Mexes

10/05/2011 15:30

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ka zyrtarizuar dy blerjet e para të kuqezinjve në kuadër të sezonit të ardhshëm: Taye Taiwo dhe Philippe Mexes.

“Kemi blerë Taiwo dhe Mexes, dy mbrojtës prej të cilëve presim shumë. Po mundohemi që të sjellim të tjerë lojtarë në mënyrë që vitin tjetër të luftojmë për Ligën e Kampioneve”, deklaroi Galliani sot për gazetarët në Palermo.

“Objektivi i këtij sezoni ishte të ndalonim hegjemoninë e Interit në Itali dhe ia arritëm. Edhe pse e konsiderojmë titullin kampion një objektiv të rëndësishëm, iu siguroj se Milani në sezonin e ardhshëm do të ketë prioritet suksesin në Champions”, shtoi administratori i deleguar i Milanit.

Top Channel