Kaka’, vitin e ardhshëm në Londër

10/05/2011 15:50

Duket se Kaka’ do të transferohet tek Chelsea sezonin e ardhshëm.

Konfirmimi vjen nga nëna e kampionit brazilian të Real Madrid,Simone Leite, e cila ka shkruar një koment shumë të qartë në rrjetin social Twitter.

“Miq të dashur, vitin e ardhshëm do të predikojmë fjalën e Zotit në Londër”, lexohet në mesazhin që është “gërmuar” nga gazeta spanjolle AS.

Familja e Kaka’ është shumë e bashkuar dhe e ka ndjekur futbollistin kudo që ka luajtur kështu që fjalët e nënës janë shumë të rëndësishme për të zbuluar të ardhmen e tij.

Gjithsesi, Simone Leite nuk i është përgjigjur pyetjeve direkte të tifozëve të Real Madrid nëse edhe Kaka’ do të transferohej në Londër.

Top Channel