Champions, Vidic: Barcelona është favorite

10/05/2011 17:50

Nemanja Vidic, kapiteni i Manchester United, theksoi se Barcelona është favorite në finalen e Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet më 28 maj, në Wembley.

“Ka disa vite që katalanasit luajnë me një stil loje dhe ata janë favoritët”, u shpreh mbrojtësi serb për mediat e vendit të tij.

“Manchester ka një avantazh përsa i përket logjistikës duke marrë parasysh se stadiumin e kemi më afër, por kur të shkojmë në Wembley, tifozët tanë do të jenë të barabartë në numër me ata kundërshtarë”, shtoi Vidic.

Top Channel