Pele kërkon ndryshim të rregullave

09/05/2011 16:15

“Problemi më i madh i futbollit janë barrierat gjatë goditjeve të dënimit. Humbet 1-2 minuta duke pritur sa të formohen dhe gjëja më e keqe e tyre është se janë të padrejta”, deklaroi Pele për gazetarët.

“Kur unë luaja për Santos, dribloja katër kundërshtarë dhe mbrojtësi i fundit më shkaktonte faull. Më pas, në barrierë rreshtohej i gjithë ekipi. Ky rregull duhet ndryshuar”, shtoi ish-futbollisti brazilian.

Pele, Cafu dhe Bobby Charlton bëjnë pjesë në grupin e punës të ngritur nga FIFA që kërkon mënyra për të bërë më tërheqës futbollin dhe për të përmirësuar arbitrimin në kuadër të Kupës së Botës të vitit 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

Një tjetër ndryshim që kërkon Pele ka të bëjë edhe me rivëniet anësore. Braziliani mendon se loja në të tilla raste mund të rifillojë me këmbë dhe jo më me duar.

Top Channel