Topi: Qytetarët të votojnë masivisht

08/05/2011 10:55

Presidenti i Republikës Bamir Topi ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që
të votojnë masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për drejtuesit e
ardhshëm lokalë.

“Unë u bëj apel qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të japin verdiktin për dinjitetin dhe prestigjin e tyre”, tha Topi.

Kreu i vendit shprehu besimin për një proces zgjedhor të qetë dhe të ndershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA